Kërkon më shumë minuta, ylli i PSG drejt largimit në merkaton e verës

Gonçalo Ramos pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës, pasi nuk është i kënaqur me minutat e kufizuara që ka marrë këtë sezon.

Edhe pse erdhi me pritshmëri të larta, konkurrenca e fortë në repartin ofensiv e ka lënë shpesh në stol.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se sulmuesi portugez kërkon një skuadër ku të ketë rol më të rëndësishëm dhe vazhdimësi në formacion, për të zhvilluar më tej karrierën e tij. PSG nga ana tjetër nuk e përjashton një largim, qoftë në formë huazimi apo transferimi përfundimtar, nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

The post Kërkon më shumë minuta, ylli i PSG drejt largimit në merkaton e verës appeared first on Telesport.