Përderisa Policia e Kosovës, ka nisur vendosjen graduale mbi urën kryesore Ibrit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka nisur kërcënimet në drejtim të Kosovës.
Vuçiq ka deklaruar se ka nisur planin për siç tha ai, ndryshimin e rrjedhës të këtij lumi.
Për këtë dhe shumë çështje të tjera të sigurisë, mbrëmë në Edicionin Special u diskutua me profesorin universitar Arben Fetoshi.
Fetoshi tha në Klan Kosova se kemi të bëjmë me një fazë të re të viktimizimit të Serbisë.
Ai theksoi, Serbia ka nisur shtimin e presionit ndaj Kosovës, në një betejë tashmë të humbur.
“Kemi të bëjmë me një vazhdim ose zgjatim të kërcënimeve në kuadër të luftës narrative të Serbisë kundër Kosovës, që ka për qëllim të nxisë destabilizimin e Kosovës, ta mbajë një situatë jostabile në Kosovë dhe që ka për qëllim ruajtjen e kontrollit të komunitetit serb në Kosovë”, deklaroi Fetoshi në Klan Kosova.








