Keqpërdorimi flagrant i fëmijëve në fushatë nga Kurti

Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Vushtrri, Albin Kurti ka mbajtur mbi dy minuta në skenë një vajzë të mitur si pjesë e programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, kështu duke shënuar nje keqpërdorim flagrant.

Albin Kurti u tha të pranishmëve se vajza, e identifikuar si Tara Tahiri nga Vushtrria, kishte kërkuar të këndonte një këngë.

“Më tha a bën me ardh me këndu një këngë. E pyeta si quhet kënga, tha ‘Oj Kosovë’. I thashë, bon”, deklaroi Kurti para turmës.

Vajza e mitur nisi me thirrjet “Albin baba, Albin baba”, ndërsa më pas vazhdoi me mesazhe politike dhe sulme ndaj privatizimeve të së kaluarës, duke përdorur edhe gjuhë të rëndë ndaj kundërshtarëve politikë.

“Ju vraftë zoti kriminela, shkatërrut fabrika, e i shit për hekra, i lat punëtort me durt në xhep. ju vraft zoti iu vraft allahu…”, thotë e mitura.

Pas përfundimit të fjalës, Kurti më pas vazhdon:

“Fëmija më radikal se unë. Prandaj duhet bëjmë çmos gjithë ne që këta fëmijë ta kenë ardhmërinë e ndritshme…”

Pamjet mund t’i ndiqni nga minuta e 17-të:

Po ashtu, në pamjet e publikuara, vërehet se vajza ka qenë e veshur me një bluzë që mban logon e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas legjislacionit në Kosovë, përcakohet qartë se nuk lejohet pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në tubime publike.