Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit të Podujevës, në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.
Personi me inicialet V. Rr., mashkull, ishte i kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas arrestimit, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, ai është dërguar për vuajtje të dënimit, \.
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.









