Kapet në flagrancë shitësi dhe blerësi i drogës në Ferizaj, konfiskohen marihuanë dhe para

Dy burra janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar në cilësinë e shitësit, ndërsa tjetri si blerës i dyshuar i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar 10.33 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 1,215 euro para të gatshme, një telefon mobil, si dhe një kavanoz me mbetje të substancave narkotike.

“Me vendim të prokurorit, njërin nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./