Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 469 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë, ndërsa pakot e drogës ishin të shënuara me imazhe të yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.
Oficerët kundër narkotikëve vepruan pas një informate anonime dhe ndaluan një kamion të dyshimtë në autostradën Pan-Amerikane. Sipas policisë, në një ndarje të fshehtë të kamionit u gjetën 370 pako me kokainë. Në pranga përfundoi një grua e identifikuar si Maria R., e cila kishte me vete dokumente identifikimi kolumbiane, raporton agjencia afgane e lajmeve “KhaamaPress”, \.
In this image from a video released by Ecuador National Police, Ecuadorian police remove alleged bricks of cocaine from a truck in Carchi, Ecuador Wednesday, Aug. 12, 2026. (Ecuador National Police via AP)
Policia publikoi pamje të pakove të kokainës, mbi të cilat shiheshin ngjitëse me imazhin e Haalandit, por nuk dha shpjegime për përdorimin e tyre. Imazhet e sportistëve të njohur dhe personazheve të tjerë publikë përdoren ndonjëherë nga rrjetet e trafikut të drogës për të identifikuar ngarkesat, grupet kriminale ose blerësit e synuar. Nuk ka asnjë të dhënë që Haaland të ketë pasur lidhje me këtë ngarkesë.
Autoritetet vlerësuan se kokaina kishte një vlerë prej rreth 842 mijë dollarësh në tregun e brendshëm të Ekuadorit, më shumë se 11 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 19.6 milionë dollarë në Evropë.
This image from a video released by Ecuador National Police, shows alleged bricks of cocaine which Ecuadorian police removed from a truck in Carchi, Ecuador Wednesday, Aug. 12, 2026. (Ecuador National Police via AP)
Policia tha se rreth 80 për qind e kokainës që trafikohet përmes Ekuadorit e ka origjinën në Kolumbi, ndërsa pjesa më e madhe e sasisë së mbetur vjen nga Peruja. Autoritetet kanë sekuestruar rreth 80 tonë drogë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, pasi në vitin 2025 konfiskuan afro 215 tonë, ndërsa në vitin 2024 pothuajse 295 tonë.
Imazhi i Haalandit është bërë gjerësisht i njohur pas paraqitjeve të tij në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës. Ai nuk është ylli i vetëm i futbollit, imazhi i të cilit është gjetur në ngarkesa të sekuestruara droge. Autoritetet kanë zbuluar më herët pako me imazhe të futbollistëve të tjerë të njohur, përfshirë kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi. /








