Kaosi në FIFA, numri 2 i organizatës sulmon Infantinon: “Një seri ngjarjesh të trishtueshme dhe të papranueshme”

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, numri dy i organizatës, e ka cilësuar planin e dështuar për investime private në Kupën e Botës si “një seri ngjarjesh të trishtueshme dhe të papranueshme, që fatmirësisht përfunduan me braktisjen përfundimtare të projektit FFE”. Deklarata vjen nga një e-mail dërguar stafit të FIFA-s, të siguruar nga mediat britanike.

Grafström theksoi se “njerëzit, vështirësitë dhe episodet e pafat vijnë e ikin; institucioni, misioni i tij dhe përgjegjësia ndaj futbollit botëror vazhdojnë”.

Në mesazhin e tij, ai nuk e përmendi me emër presidentin Gianni Infantino, por premtoi se do t’i mbrojë punonjësit nga tensionet politike: “Të gjithë jemi gjendur papritur në mes të një kaosi, të vështirë për t’u kuptuar dhe pranuar.

Por, si sekretar i përgjithshëm, ju bëj thirrje të mbeteni të përqendruar tek ajo që na ka bashkuar gjithmonë: t’i shërbejmë futbollit dhe 211 federatave tona anëtare, krah për krah me të gjitha palët e interesuara dhe në respekt të plotë të Statutit dhe Rregulloreve të FIFA-s. Ju siguroj se, si pjesë e administratës, do të mbroheni nga konteksti politik që po përjetojmë. Nuk duhet të shqetësoheni”.

al”>Telesport.