Francesco Totti pati një takim të veçantë gjatë pushimeve me Pep Guardiolën. Legjenda e Romës ka ndarë ditët e fundit në rrjetet sociale momente nga pushimet verore në mal, ku ndodhet së bashku me partneren e tij, Noemi. Në profilin e tij zyrtar, Totti publikoi edhe një “story” me trajnerin spanjoll, ish-shokun e skuadrës te Roma gjatë sezonit 2002-2003.
Mbi fotografinë, ish-kapiteni verdhekuq shkroi: “Çfarë takimesh”, ndërsa në sfond vendosi këngën e famshme të grupit italian 883, “Gli anni”, duke sjellë në kujtesë kujtimet e përbashkëta me Guardiolën. Fotoja tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve të Romës, të cilët e pritën me entuziazëm ribashkimin simbolik të dy ish-bashkëlojtarëve.
al”>Telesport.







