Kanosje me armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kanosur me armë një person tjetër.

Sipas policisë, gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje, transmeton Klankosova.tv.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.