Kajtazi ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm mes situatës së djeshme dhe asaj të sotme, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndryshuar që seanca të thirret sot.
Situata është shumë e thjeshtë, veç kush nuk do me kuptu. Përndryshe, çfarë dallimi ka sot me dje? Çfarë ka ndodhur që nga dje? Cili është ndryshimi i ditës së djeshme që nuk e thirrën seancën ose vazhdimin e saj? A ka marrëveshje? Nuk ka asgjë”, ka deklaruar Kajtazi.
Sipas tij, qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes është evidentuar në deklaratën se çdo paqartësi lidhur me zhvillimin e seancës duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.








