Kajtazi kërkon hetim pasi LVV-ja nuk lejoi raportimin e shefit të AKI-së për përcjelljen e gazetarëve: Regjimi u zhvesh, ka punë Prokuroria Speciale

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi pushteti u largua nga komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, ku po raportonte shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Aty pritej të diskutohej për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së, megjithatë këtë gjë e kundërshtoi fuqishëm deputeti i VV-së, Salih Zyba.

Kajtazi përmes një reagimi në Facebook thotë se “regjimi e di se tashmë i kam zbuluar lakuriq”, ndërkaq fton Prokurorinë Speciale për hetim.

“Besoj se e pate se cfare ndodhi sot ne Komisionin per mbikeqyrjen e AKI-se, ku do te raportonte drejtori Petrit Ajeti. Pushteti nuk lejoi mbajtjen e ketij komisioni ku do te diskutohej per pergjimin e paligjshem te gazetareve nga regjimi.

A e dini pse? Sepse regjimi e di se kjo po ndodhe. Sepse regjimi e di se eshte e kunderligjshme. Sepse regjimi e di se tashme i kam zbuluar lakuriq. Regjimi e konfirmoi paligjshmerine. Regjimi u zhvesh. Meqe u zhvesh, tash ka pune Prokuroria Speciale”, shkruan Kajtazi.