Qendra për Studime Universitare (QSU) ka marrë pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar “International Humanitarian Law”, i mbajtur në Sanremo të Italisë.
Sipas njoftimit të bërë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe aftësive në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.
“Qendra për Studime Universitare mbetet e përkushtuar në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thotë FSK.









