“Ka qenë njeri i letrave”, Rukiqi në “Weekend” rrëfen përditshmërinë dhe kujtimet me gjyshin (VIDEO)

Berat Rukiqi, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur në emisionin “Weekend” në Klan Kosova për jetën e tij të përditshme dhe kujtimet familjare.

Ai tha se dita e tij nis me kafe dhe se natyrën e Gërmisë e konsideron vendin ku ndihet më i qetë dhe më i relaksuar pas viteve të zhurmshme në qytet.

“Pa disa gjëra nuk e nisim ditën, kafja është terapia e parë për me u kthjell. Pas disa viteve në zhurmë, në kaos dhe në ndotje të pjesës qendrore të qytetit jam rikthy në pjesën ku jam rritë dhe ndihem rehat, në pjesën e Gërmisë. Ka pamje, ajër dhe gjithçka që të ofron ambienti për me u ndi mirë. E nisi ditën këtu dhe e përfundojë këtu.

Ai ka folur edhe për fëmijërinë e tij, duke kujtuar jetën familjare dhe rolin e gjyshit në edukimin e tij, të cilin e përshkroi si figurë të rëndësishme në formimin e tij personal.

“Ne kemi jetu në një familje të gjerë, kanë jetuar edhe gjyshërit me ne. Një kohë të gjatë edhe hallat, axha. Si një familje e ardhur nga Drenica dhe e persekutuar për shkak të angazhimit politik të familjarëve tonë, nuk ka pasur hapësira më të mira, mejgithatë ka qenë jetë e lumtur, ku secili i ka ndihmu tjetrit. Nga viti ’89 jemi këtu. Kohën më të madhe këtu e kam kalu me gjyshin, prindrit kishin angazhime. Gjyshi ka qenë njeri i letrave, ia kam marrë çdo mëngjes gazetat. Ka qenë pjesë e rëndësishme e formimit tim…