Si Juventus ashtu edhe Milan po kërkojnë të forcojnë qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri. Sipas ekspertit të merkatos, Erkem Konur, të dy klubet në fjalë janë vënë pas qendërmbrojtësit të ri të Parmës, Alessandro Circati.
22-vjeçari i cili është nën kontratë me Parmën deri në vitin 2029, ka rënë në sy me paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë sezonit të kaluar. Lidhur me tarifën e mundshme të transferimit, duket se Parma është e hapur për të pranuar shitjen e lojtarit të tyre për një shumë rreth 35 milionë euro.
Një shumë disi e vështirë për t’u përballuar disi nga ekipet në fjalë, por nuk përjashtohet mundësia që të arrihet marrëveshjes për një shfiër pak më të ulët se 35 milionë euro.
al”>Telesport.







