Juve në ankth para Realit, një tjetër i dëmtuar

Juventusi po kalon periudhën e ferrit të sezonit, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve dhe sikur të mos mjaftonin ndeshjet shumë të vështira, gjithnjë e më shumë shtohen problemet fizike të futbollistëve.

Alarmi këtë herë vjen nga Alex Sandro. Mbrojtësi brazilian, që është bashkuar me Selecaon për miqësoret me Rusinë dhe Gjermaninë ka shfaqur probleme muskulare në kofshën e majtë gjatë një seance stërvitore, pas së cilës ka lënë në mes seancën.
Për momentin nuk ka qartësi për dëmtimin, por është e sigurtë që janë ndezur edhe sirenat e alarmit në Torino.
Alex Sandro u thirr nga trajneri Tite për të zëvendësuar Felipe Luis të dëmtuar dhe tani ankthi kalon te Juventus.
Kohët e fundit braziliani ka qenë njeriu kyç i lojës së trajnerit Allegri, duke e aktivizuar në treshen offensive, për të zëvendësuar të dëmtuarit Cuadrado dhe Bernarderschi.
Ndërkohë për mbrojtësin Chiellini bien dyshimet për një dëmtim të rëndë dhe mund të bashkohet me skuadrën që në ndeshjen me Milanin./dita/