Joe Cole ka ndezur atmosferën para gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës me një deklaratë që pritet të shkaktojë debate. Ish-mesfushori i “Tre Luanëve” u shpreh i bindur për suksesin e skuadrës së Thomas Tuchel, duke thënë se Anglia duhet “ta çojë Messin të flejë”.
Në emisionin “The Rest is Football” me Gary Lineker, Cole komentoi sfidën ndaj Argjentinës pa shumë diplomaci. Pasi Lineker vuri në dukje se do të jetë hera e parë që Lionel Messi përballet me Anglinë në një fazë finale të Botërorit, Cole tha: “E përsëris, duhet ta çojmë të flejë”. Micah Richards e paralajmëroi: “Mos e thuaj, rrezikon vetëm ta motivosh më shumë”.
Cole parashikoi edhe finalen: “E them që tani; do të shkojmë në finale. Kemi shumë shpejtësi dhe ritëm për ta mposhtur Argjentinën. Do t’ia dalim, e ndiej thellë”.
Përballja ka edhe një peshë historike, pasi vjen 40 vite pas çerekfinales legjendare të Botërorit 1986, ku Maradona shënoi me “Dorën e Zotit” dhe “Golin e Shekullit”.
The post Joe Cole ndez Angli–Argjentinë: Do të fitojmë, ta çojmë Messin të flejë gjumë… appeared first on Telesport.








