Bordi i përkohsëm i Telekomit të Kosovës ka dhënë dorëheqjen. Kjo ka ardhur pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.
Bordi i Telekomit dorëheqjen e ka paraqitur përmes një letre dërguar kryeministrit Avdullah Hoti, ku ndër të tjera kanë paraqitur edhe gjendjen në të cilën e kanë gjetur ndërmarrjen.
Koha ka marrë vesh se në xhirollogari ishin 3 milionë euro të cilat Qeveria ua kishe dhënë gjatë gjendjes me pandemi.
Ndërkaq tërheqjen e mjeteve e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.