E hëna do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë.
Të martën priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.








