Iu revokua licenca, stadiumi i ekipit të La Ligës në gjendje të mjerueshme. (foto) Rrezikon të luajë të gjitha ndeshjet jashtë fushe

Sezoni i ri në La Liga do të nisë më 15 gusht. Ekipi i Rayo Vallecano, aty ku luan edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ka marrë një goditje të rëndë, kur na ndajnë rreth dy javë nga fillimi i sezonit.

Komuniteti i Madridit (Qevera Rajonale e Madridit) vendosi të martën t’i revokojë licencën Rayo Vallecanos për të përdorur stadiumin “Vallecas”. Arsyeja? Gjendja e mjerueshme si e ambienteve përreth ashtu edhe e fushës.

Siç shihet edhe nga fotot, ka mbeturina në çdo cep, ambiente të pista, banjo në prag të shembjes dhe çdo gjë tjetër aspak normale për një stadium ëpr një ekip që luan në elitë.

Dilema është se ku do t’i luajë ndeshjet në shtëpi Vallecano në sezonin e ri? Lajmi i mirë është se ata kanë një javë shtesë për t’u përgatitur, pasi ndeshja e tyre e parë në ligë do të jetë jashtë fushe kundër Sevillas.

 

The post Iu revokua licenca, stadiumi i ekipit të La Ligës në gjendje të mjerueshme. (foto) Rrezikon të luajë të gjitha ndeshjet jashtë fushe appeared first on Telesport.