Rafa Alkorta, ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit, në një intervistë të fundit në Cadena SER, analizoi merkaton e klubit madrilen si dhe situatën aktuale me Vinicius Junior.
“Është një situatë e ndërlikuar, sepse Vinicius vazhdon të ngecë në kushtet e tij dhe nuk e di se sa gjatë do të vazhdojë kjo gjë. Nëse Diomande arrin, ekziston mundësia që Vinicius të largohet.
Gabim do të ishte nëse do të lejonin të largohej falas, një vit më pas. Real Madrid ka një problem, sepse kur negocion me një yll të nivelit të Vinicius, negociatat janë të vështira dhe zgjasin shumë. Litari mund të këputet. Dhe nëse ndodh, nuk do të jetë një katastrofë, sepse Vinicius është një lojtar nga i cili klubi e rikuperoi investimin e tij disa kohë më parë. Dhe nëse Diomande arrin, ky do të ishte një mesazh shumë i fortë për të”, tha ish-qendërmbrojtësi.
Për Alkortën, problemi me Vinicius Junior ka nisur që me mbërritjen e Kylian Mbappe në Real Madrid dy vjet më parë. Francezi u bë ylli numër një i ekipit dhe fiton një pagë shumë më të lartë se braziliani.
“Në kohën time, nuk e dija kurrë se sa fitonin shokët e mi të ekipit, dhe kjo nuk më shqetësonte dhe as nuk më shtynte të pyesja. Tani, megjithatë, është bërë krejtësisht ndryshe. Ka njerëz rreth lojtarëve që sillen me egoizëm të tepruar dhe nuk u japin atyre këshillat e duhura”, shtoi ish-mbrojtësi spanjoll.
The post Ish-ylli i Real Madridit: Diomande kërcënon të ardhmen e Vinicius Junior. Mbappe është shkaku i problemit appeared first on Telesport.








