Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat-Malishevë.

Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milion eurosh.

“Ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook.