Interi luan “asin” e merkatos; Frattesi mund të sjellë Palestra dhe Koné

Pas 122 ndeshjesh, 15 golash, dy titujsh kampioni, një Kupe Italie dhe një Superkupe Italie, aventura e Davide Frattesi tek Interi duket drejt fundit. Mesfushori italian nuk dëshiron të përjetojë një tjetër sezon si rezervë në Milano. Edhe pse ishte vendimtar në fitoret historike ndaj Bayern Munich dhe Barcelonës në Champions, ai mbeti në hije fillimisht me Simone Inzaghi dhe më pas me Cristian Chivu.

I blerë në vitin 2023 për 33 milionë euro, Frattesi ka kontratë deri më 2028, por sot vlerësohet 20-25 milionë euro. Interi synon ta përdorë si karton shkëmbimi për dy objektiva: Marco Palestra të Atalanta dhe Manu Koné të Roma.

Atalanta, që pritet të drejtohet nga Maurizio Sarri, pas largimit të Ederson drejt Manchester United për 45 milionë euro, plus bonuse, e pëlqen prej kohësh Frattesi. Ndërkohë Roma, e kufizuar nga “Fair Play Financiar”, mund ta sakrifikojë Koné, që sot vlerësohet rreth 50 milionë euro. Interi po mendon të ulë kostot duke futur Frattesin në marrëveshje.

 

The post Interi luan “asin” e merkatos; Frattesi mund të sjellë Palestra dhe Koné appeared first on Telesport.