Interi është lënë pushim pasi “dopieta” sezonale është tashmë e fituar, por drejtuesit po punojnë për të ardhmen. Presidenti Marotta, drejtori sportiv Ausilio, zëvendës-drejtori Baccin dhe trajneri Chivu u takuan në seli për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton.
Largime të mundshme? Sommer, Acerbi dhe Darmian janë pranë largimit si lojtarë në skadencë. De Vrij mund të rinovojë, ndërsa Mkhitaryan ende po mendon nëse do të tërhiqet. Frattesi shihet si kandidat për shitje. Dumfries ka klauzolë 25 milionë euro, ndërsa Bastoni do të largohet vetëm për mbi 60 milionë euro.
Në hyrje përmenden Vicario, Atubolu dhe Emiliano Martinez për portën, ndërsa në mbrojtje Solet dhe Muharemovic. Në mesfushë pëlqehen Curtis Jones dhe Koné. Objektivi kryesor është Nico Paz, i vlerësuar 50–60 milionë euro, por i komplikuar për t’u transferuar. Alternativë është Diaby.
Benjamin Pavard dhe Kristjan Asllani do të kthehen nga huazimet respektive, por nuk do të qëndrojnë tek Interi. Për ta do të duhet të gjenden blerës të rinj. Pas rënies nga kategoria, Pisa vështirë se do ta mbajë Ebenezer Akinsanmiro.
Valentin Carboni do të vazhdojë huazimin te Racing, ndërsa Tomas Palacios është në huazim tek Estudiantes La Plata deri në janar 2027. Buxheti i “Oaktree” për klubin zikaltër? Rreth 50 milionë euro, që mund të shkojnë në 100 milionë me shitjet.
The post Interi, e ardhmja është tani. Takim merkatoje me Chivu, ja buxheti dhe objektivat appeared first on Telesport.









