Një interesim i ulët i qytetarëve për të votuar me kusht është vërejtur në komunën e Prishtinës.
Deri në ora 15:00, as 2 mijë qytetarë nuk i janë përgjigjur votës.
Rreth ecurisë së procesit ka folur menaxheri i kësaj qendre, Milaim Mazreku.
“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, që të dalin e të votojnë. Ashtu siç edhe raportuat edhe ju deri më tani i kemi 1 mijë e 428 votues”, tha ai.
Sipas tij, nëse krahasohet me zgjedhjet e 28 dhjetorit vërehet një rënie e fluksit të votuesve.








