Marrëdhënia e ngushtë mes Andriy Shevchenkos dhe Andrea Pirlos, e ndërtuar te Milani, është tronditur nga bashkëpunimi i këtij të fundit me kompaninë ruse të basteve “Fonbet”. Polemikat kanë vënë në dyshim edhe emërimin e Pirlos si trajner i kombëtares italiane.
Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit nuk e fshehu zhgënjimin: “Kam folur drejtpërdrejt me shumë prej tyre dhe kam shprehur qartë kundërshtimin tim dhe qëndrimin e Ukrainës. E dënoj atë që kanë bërë. Ata e kuptojnë situatën, por megjithatë e morën këtë vendim. Ua kam shprehur hapur pakënaqësinë time dhe ata e dinë. Do të duhet të jetojnë me këtë, është zgjedhja e tyre”. Më pas shtoi: “Për momentin gjithçka është në pauzë, më ka lënduar”.
Roli i Pirlos si ambasador i “Fonbet” ka shkaktuar reagime të forta edhe në Ukrainë. Sportisti Vladyslav Heraskevych deklaroi: “Është e trishtueshme të shohësh legjendat e fëmijërisë të shndërrohen në dështime morale, për të cilët asgjë nuk është më e çmuar se rubla ruse. Turp!”
Ndërsa për Francesco Tottin dhe Marco Materazzin çështja mbetet në planin privat e promovues, për Pirlon mund të ndikojë drejtpërdrejt në mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares italiane.
Pirlo thyen heshtjen për çështjen e Rusisë: I zhgënjyer, bashkëpunim vetëm me natyrë tregtare
The post Edhe Shevchenko kundër Pirlos për marrëdhëniet me Rusinë: “E dënoj atë që bëri, më ka lënduar” appeared first on Telesport.








