Qeveria e Kosovës ka njoftuar për një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen.
Në njoftim bëhet e ditur se të mërkurën, Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.
“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave”, ceket në njoftim.
Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme.









