Shkruan: Haki Morina
Po thone qe njerezit po largohen per shkak te paknaqesive te medha! Ndoshta eshte propande opozitare, per te krijuar kushte me te favorshem per pushtet, por eshte fakt qe largimi nga Kosova, nuk eshte ndaluar kurr! Me qindra martesa “me letra” e “pa letra”, kane patur si pasoje shpernguljen. E keto martesa, sic e dime te gjithe, kane qene te shumta, sepse shumica e mergimtareve, djem e vajza, jane martuar ne Kosove, dhe nuset ose burrat, i kane marre me vete, neper vende te ndryshme te botes! Pra largimi ka qene ne kontinuitet, por tash shihet qe ka grumbullim me te madh te pakenaqesive, dhe zera qe flasin per arratisje te shtuar nga “liria”!
Dhe kjo eshte e te vertete shume shqetesuese!
Shperngulja vjen nga mungesa e zhvillimit te mjaftueshem ekonomik!
Dikush thot qe me kete logjike, asnje shtet i pazhvlluar, nuk do te mund te mbijetonte, per shkak te largimeve! Dhe kane te drejt! Banoret e shteteve tjera te ballkanit, nuk kane zhvillim kushedi se sa, qe te mos deshironin te largoheshin nga vendet e tyre, por prap se prap qendrojne, ose arratisen ne ate mase sa te mos rrezikojne subtancen e tyre kombetare!
Por cfar ka ndodhur pra ne Kosove?
Vertete qe disa njerez, jane te detyruar te medojne te ikin, per shkak te mungese te kushteve elementare per jete! Por pse shumica e te larguarve, ose e te interesuarve per tu larguar, nuk jane kategori sociale qe jetojne nga ndihmat simbolike te shtetit?
Por prapseprap eshte rritur shume deshira per tu larguar nga vendi!
Dhe pse ndodhe kjo?
Sepse klasa politike, e paralajmeruar nga ndonje ze i vetmuar (sic isha une) qe gati njezet vjet, nuk i permbahet as perafersisht, parimeve themeore te qeverisjes se mire!
Dhe kur dihet qe shumica e partive jane provuar (VV ka dhene shenja mosbesimi ne pushtetin lokal), shqiptaret nuk presin asgje, edhe me ndryshimin e qeverise!
Dhe cfar shkakto kjo gje!
Kjo gje shkakton humbjen e shpreses! E humbja e shpreses i preke te gjitha kategorite shoqerore, edhe ato qe kane nje standard normal te jeteses!
Si duhet te veprohet tani, per te tejkaluar kete gjendje?
Natyrisht qe s’ka tjeter zgjidhje pervec kthimit te shpreses! E kthimi i shpreses, fatkeqesisht nuk eshte pune e lehte dhe as e shkurte!
Zgjidhja e vetme eshte, ndryshimi i mentalitetit qeverises! Dmth te veprohet ne menyre te “kundert”, nga menyra si eshte qeverisur deri me sot! E per kete menyre te “kundert”, une kam dhene shume shembuj ne te kauaren, nje pjese e te cilave jane postuar ketu ne fb!