I plagosuri në Graçanicë nuk i përballoi plagët, vdes në QKUK

Një person ishte plagosur dje në rrethana ende të paqarta në Graçanicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, \.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular.

Rreth orës 19:00, viktima, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë.

Është raportuar për një  mashkull kosovar të lënduar , i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular. Rreth orës 19:00 viktima i cili ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport.