Të dërguarit e Donald Trumpit u takuan me ndërmjetësuesit egjiptianë, kataranë dhe turq në Kajro të dielën, tha një burim diplomatik, me qëllim avancimin e planit të paqes së presidentit amerikan në Gaza, edhe pse Izraeli vazhdoi me sulme ajrore në enklavë.
Zyrtarët e Hamasit ishin të pranishëm në disa nga takimet që ndërmjetësit zhvilluan me të dërguarin dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe të dërguarin e Bordit të Paqes të Trump për Gazën, Nickolay Mladenov, tha diplomati, raporton Reuters, \.
Një zyrtar i lartë izraelit tha se Kushner dhe Mladenov ishin planifikuar të takoheshin të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili më 9 gusht tha se plani i fundit i Trump për paqen në Gaza ishte ‘i papranueshëm’.









