Pas transferimit të Alejandro Grimaldo drejt Atletico Madridit, Bayer Leverkusen ka gjetur një tjetër spanjoll për krahun e majtë të mbrojtjes.
“Aspirinat” kanë arritur marrëveshjen me Napolin për transferimin e Miguel Gutierrez në Bundesligë për 30 milionë euro. Gutierrez u transferua verën e kaluar te Napoli nga Girona për 18 milionë euro. Në sezonin e tij të parë në Serie A, Gutierrez shënoi një gol dhe dha një asist në 36 ndeshje.
25-vjeçari i dalë nga Real Madrid, ku ka qenë pjesë e ekipit të parë për një sezon, do të kryejë testet mjekësore të hënën ose të martën dhe më pas do të vijë firma në kontratë.
Leverkusen po punon gjithashtu për transferimin e Zakaria El Ouahdi të KRC Genk për pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
The post I dalë nga Real Madrid. Napoli bën një shitje të rëndësishme në Bundesligë, për 30 milionë euro appeared first on Telesport.







