Hoxhaj: Serbia me lajme të rreme po ushtron presion ndaj shqiptarëve të Preshevës

Zëvendëskryeministri Hoxhaj duke iu referuar një artikulli të publikuar nga portal Informer në Serbi, i cili njihet për publikimin e lajmeve të rreme, ka thënë se Serbia po vazhdon luftën e saj përmes fushatës informative me lajme të pavërteta.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se kjo tregon që Serbia nuk ka ndryshuar aspak që nga koha e Milloshevicit, pasi mediat e Vucicit po ushtrojnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës përmes propagandës dhe akuzave të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë.

“Serbia vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme. Kjo tregon që Serbia ska ndryshuar aspak që nga Milloshevici, pasi që mediat e Vucicit vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës duke bërë propagandë dhe akuza të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. Non-sens”!, tha Hoxhaj.