Hoti: Veseli merret me investime në teknologji informative, e Kuvendi është në kaos

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar zhvillimet e fundit.

“Janë ngatërruar rolet. Shteti i Kosovës është në kaos institucional. Kryetari i Kuvendit merret me mundësitë për investime në teknologji informative në Japoni, ndërkohë Kuvendi është në kaos me 13 seanca të hapura nga viti i kaluar, me KQZ-në e bllokuar, me plot borde e trupa të pa kompletuar. Por, koalicioni PAN është shumë aktiv në punësimin e familjareve të tyre në PTK”, ka shkruar Hoti në Facebook.