Hoti për dështimin e seancës: Kuvendi nuk u konstituua pasi LVV nuk e ka shumicën

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi sipas tij “partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën”.

“Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, shkruan ai në një postim në facebook, transmeton Klankosova.tv.

Për të dytën herë është ndërprerë sot seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.