Menu Close

Hoti i kthehet ashpër ministrit Murati: Je mashtruesi më i madh që ka pasur vendi

Deputeti i LDK-së, Abdulalh Hoti, ka pasur një përplasje të ashpër me ministrin e Financave, Hekura Murati.

Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, ministri Murati ka refuzuar të bëj debat me Hoti, duke thënë se nuk është i interesuar.

Kjo e ka nervozuar ish-kryeministrin e Kosovës, i cili ka thënë e Hoti është mashtruesi më i madh që e ka pasur Kosovës.

“Me këtë nuk bëhet debat. Nuk je i interesuar, sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, ka thënë Hoti.

Me pas, deputet të LDK-së ka ndërhyrë deputeti i VV-së, Valon Hoti, duke thënë se zyrtari i LDK-së nuk po e thotë të vërteten.

Më pas, Hoti i ka kërkuar deputetit të VV-së që të mos e ndërpres kur të flet.

“Të lutem, veç rri në vend tandin”, ka thënë Hoti.

Related Posts