Transferimi i Gonzalo Higuain te Chelsea mund të përfundojë sot.
Sulmuesi argjentinas ka vendosur të ndërpresë aventurën gjashtë mujore te Milan, për t’u nisur në Angli te skuadra e Chelsea.
31 vjeçari, që ndeshjen e fundit në fanellën e Milanit e zhvilloi në finalen e Superkupës ndaj Juventusit, sot (e premte) do të udhëtojë drejt Londrës për të finalizuar transferimin te Chelsea.
Kështu raporton “Daily Express”, që shton se trajneri Maurizio Sarri dëshiron që ky transferim të realizohet sa më shpejtë, dhe se sulmuesi argjentinas të jetë i gatshëm për derbin e fundjavës kundër Arsenalit, përcjell ‘lajmi.net’.
Do të ishte një befasi e madhe nëse Higuain sot kompleton transferimin te Chelsea, dhe nesër (e shtunë) të paraqitet ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”.