Skuadra e Thomas Tuchel po numëron ditët deri në ndeshjen hapëse të Grupit L të së mërkurës kundër Kroacisë. Jordan Henderson ka mbështetur Jude Bellingham, duke e konsideruar mesfushorin e Real Madrid si “faktorin X” në shansin e Anglisë për lavdinë në Kupën e Botës.
Bellingham është ndër pikat kryesore të diskutimit, ndërsa ai konkurron me mikun e ngushtë Morgan Rogers për të filluar si numri 10 për Anglinë në botëror. Henderson, anglezi i parë që luan në shtatë turne, ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me të gjatë viteve dhe beson se ai mund të bëjë diferencën këtë verë.
“Sinqerisht nuk mund të flisja mjaftueshëm mirë për Jude,” tha mesfushori i Brentford, që më tej shtoi: “E di që shumë gjëra shkruhet në media dhe ndonjëherë e kam të vështirë ta lexoj, sepse e di sa ndikim të madh ka në këtë ekip, sa shok skuadre është jashtë fushës.
“Ajo që na jep është diçka vërtet e veçantë. Mendoj se na jep vërtet faktorin X në ekipin tonë. Jude ka pasur momente të mëdha në karrierën e tij, është një lojtar i shkëlqyer. Ka përvojë në turne, kështu që është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne në këtë turne”, deklaroi Henderson.
The post Henderson i sigurtë për Bellingham: Do të jetë “faktori X” që do të na ndihmojë në botëror appeared first on Telesport.








