Faqja zyrtare në Facebook e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të jetë aktive me publikimin e mesazheve dhe fotografive të tij, pavarësisht që ai ndodhet në Hagë. Përditësimet në këtë faqe po bëhen nga ekipi i tij medial, i cili ditë më parë kishte njoftuar se do të vazhdonte komunikimin me publikun përmes rrjeteve sociale.
Një tjetër mesazh është publikuar edhe gjatë ditës së sotme, ku krahas shkrimit shihet edhe një fotografi e ish-presidentit.
Në këtë mesazh, Thaçi u drejtohet qytetarëve me fjalë falënderimi dhe një zotim lidhur me përfundimin e procesit nëpër të cilin po kalon.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, shkruan në postimin e publikuar në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë, kujtojmë se Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale më 16 shtator të këtij viti.
