Hasanpapaj pas tubimit në Zvicër: Zemra e Kosovës rreh fort edhe në mërgatë

Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj ka ndarë pamje nga tubimi i madh në Zvicër, ku thotë se mërgata atje i la pa fjalë.

Ai thekson se ajo pritje, dashuri dhe entuziazëm që iu dha sot, ishte emocion që nuk përshkruhet me fjalë.

“Në çdo përqafim, në çdo brohoritje dhe në çdo shikim, pamë zemrën e madhe të shqiptarëve që kurrë nuk u ndanë nga Kosova. Sot nuk ishte vetëm një takim fushate. Ishte dëshmi e dashurisë për atdheun, e forcës së bashkimit dhe e besimit se së bashku mund ta bëjmë Kosovën më të fortë. Ishte energji, shpresë dhe krenari kombëtare. Përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Zemra e Kosovës rreh fort edhe në Zvicër. ❤”, shkruan ai.