“Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se do të ishte e tillë kundër Real Madridit në Champions League. Ata kanë qartësisht një lidhje të veçantë me këtë kompeticion dhe gjithmonë duhet të luash në nivelin më të lartë për t’i mundur dhe për t’i eliminuar.
Pjesa e parë ishte pak kaotike, e nisëm në mënyrën më të keqe të mundshme, por u rikthyem mirë në lojë. Megjithatë, lojtarët e tyre në tranzicion mund të të dëmtojnë shumë dhe kjo është ajo që na ndëshkoi. Në pjesën e dytë thamë të ishim pak më të duruar. E dinim se me kalimin e kohës do të bëheshim më të fortë dhe arritëm t’i shfrytëzonim rastet tona në fund”.
Michael Olise nënvizoi pas fitores 4-3: “Ishte një ndeshje e mirë, me aksione në të dyja anët. E dinim që ata do të përpiqeshin të përmbysnin. Në fillim ishte pak si ‘gol, gol, gol’. Kur loja u qetësua, luajtëm pak më mirë në pjesën e dytë dhe shfrytëzuam rastet tona. Treguam rezistencë të mirë duke u rikthyer vazhdimisht në lojë. Në fund, jemi të lumtur me rezultatin. E kisha provuar pesë apo gjashtë herë më parë dhe çdo herë po afrohesha. Ishte bukur ta shënoja golin”.
The post Harry Kane: Duhet të jesh në nivelin më të lartë për ta mundur dhe eliminuar Real Madridin appeared first on Telesport.









