Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Haradinaj ka publikuar një fotografi nga takimi dhe ka shkruar në rrjetin social Facebook, në internet, se ka qëndrime të njëjta me presidentin e Shqipërisë për temat me rëndësi.
“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, është shprehur shefi i ekzekutivit kosovar.
Për takimin Meta – Haradinaj, fillimisht ka njoftuar presidenti shqiptar në një shkrim në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, ka thënë Meta.