Haradinaj: Shpresoj se në qershor do të liberalizohen vizat
Lidhur me liberalizimin e vizave, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, shprehu besimin se në qershor të këtij viti qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në vendet e tjera.
Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë ceremonisë përkujtimore për Enver Hadrin.
“Për këtë e ceka këtë deklaratën e ministrit gjerman që thotë se janë për t’u respektuar reformat. Bazuar në këtë vlerësim unë mendoj që po shkojmë kah liberalizimi. Unë shpresoj shumë se në qershorin e këtij viti do ta marrim atë që është e drejtë e jona, pra liberalizimin e vizave”, tha kryeministri Haradinaj.