Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka diskutuar në emisionin Pressing të T7, për ngjarjet që kanë me ndodhur dhe janë duke ndodhur në vendin tonë.
Haradinaj ka folur edhe për qëllimet e Kosovës karshi Serbisë, sa i përket marrëveshjes përfundimtare.
‘Kryeministri i Kosovës në këtë takim do ta kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia. Mirëpo, nuk mendoj që kësaj here që do të ndodhë të ketë njohje të menjëhershme’, ka thënë Haradinaj.
Ai më tej tha se Kosova do të finalizojë disa marrëveshje ekonomike./Fokusi.info/