Hamza: Kurti nuk ka dashur president funksional, por vetëm një figurë formale

Bedri Hamza ka thënë se situata me moszgjedhjen e presidentit është “kristal e qartë”.

Hamza u shpreh se një parti që me 51.1% e çon vendin në zgjedhje dhe pastaj nuk i jep institucione, është ra në provim.

Duke folur më tej për situatën politike dhe zgjedhjen e presidentit, Hamza tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur interes për një president me rol aktiv institucional.

“Qytetarët e Kosovës me vendos drejt. Unë qyshdo që vendosin e vlerësoj votën e tyre. Mirëpo një parti që me 51.1% e çon vendin në zgjedhje dhe nuk i jep vendit institucione mendoj që është ra në provim. Tash të jem i sinqert, pavarësisht respektit si rival politik e ruaj, por mendoj që edhe kjo situata e moszgjedhjes së presidentit është e qartë. Është kristal e qartë.

Kurti nuk ka dasht president. Kurti ka dasht mundësisht një figurë e cila shkon vendoset në zyren e presidentit dhe kënaqet me ato beneficione që i ka posti i presidentit. Por jo një president që e luan rolin e vet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës dhe e bën punën e vet në mënyrë më të mirë në përputhje me këto dy dokumente”, deklaroi Hamza në T7.