Hamasi thotë se “nuk do të pranojë gjuhën e kërcënimeve amerikane dhe izraelite” për armëpushimin e Gazës

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe ne nuk do të pranojmë gjuhën e kërcënimeve amerikane dhe izraelite. Izraeli duhet të angazhohet për zbatimin e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit për lirimin e pengjeve”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem.

Hamasi tha të mërkurën se nuk do të pranojë kërcënimet nga SHBA-të dhe Izraeli për një armëpushim të vazhdueshëm në Gaza, në mes të një ngërçi midis palëve për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, raporton Agence France-Presse (AFP).

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe ne nuk do të pranojmë gjuhën e kërcënimeve amerikane dhe izraelite. Izraeli duhet të angazhohet për zbatimin e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit për lirimin e pengjeve”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i kërkoi të hënën Izraelit të anulojë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin dhe “le të shpërthejë ferri” nëse Hamasi nuk i kthen pengjet që ende mbahen në Gaza deri në mesditë të së shtunës.

Më herët të hënën, Hamasi kërcënoi se do të shtynte lirimin e radhës të pengjeve të planifikuar të bëhej të shtunën “deri në një njoftim të mëtejshëm”, duke akuzuar Izraelin për thyerjen e marrëveshjes së armëpushimit.

“Për sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri të shtunën në orën 12 – mendoj se është koha e duhur – do të thosha, anuloje dhe të gjitha bastet do të mbyllen dhe le të shpërthejë ferri”, u tha presidenti gazetarëve në Zyrën Ovale pasi nënshkroi veprimet ekzekutive.

“Unë do të thosha se ata duhet të kthehen deri në orën 12 të së shtunës, dhe nëse nuk kthehen – të gjithë, jo me pika, jo dy dhe një dhe tre, katër. Të shtunën në orën 12, dhe pas kësaj, do të thosha, do të shpërthejë i gjithë ferri”.

I shtyrë për atë që mund të sjellë “ ferrin” në Gaza, Trump tha: “Ju do ta zbuloni dhe ata do ta zbulojnë – Hamasi do ta kuptojë se çfarë dua të them”.

“Po flas për veten time. Izraeli mund ta kapërcejë atë, por nga unë, të shtunën në orën 12, dhe nëse nuk janë – ata nuk janë këtu, ferri do të shpërthejë, “shtoi ai.

Trump shprehu skepticizëm se shumë pengje mbeten gjallë për t’u liruar, duke u thënë gazetarëve: “Unë mendoj se shumë nga pengjet kanë vdekur”.