“Hajde folim” në Llap, Osmani: Vend i fjalës, besës dhe njerëzve që nuk lëkunden kurrë

Kandidatja për president nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar një vizitë në Llap, ku janë pritur nga qytetarë.

Gjatë takimit në kuadër të platformës “Hajde folim” , u diskutua për sfidat me të cilat përballen qytetarët.

Osmani e cilësoi Llapin si një vend të fjalës dhe besës, duke theksuar forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e banorëve të kësaj ane.

“Llapi i jashtëzakonshëm si çdo herë – vend i fjalës, i besës dhe i njerëzve që nuk lëkunden kurrë. Këtu ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit, kur flasim hapur për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e për rrugën plot shpresë përpara. ”, u shpreh ajopërmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’