Emma Kate Willman publikoi në Instagram një video për të treguar si bëhet gërsheti francez, por ajo u bë “virale” pasi shumë përdorues thanë se i ngjante jashtëzakonisht shumë Erling Haaland-it. Videoja grumbulloi mbi 27 milionë shikime, ndërsa komentuesit vunë në dukje flokët biondë, tiparet e fytyrës dhe mimikën e saj.

Vetë Haaland reagoi me një koment të shkurtër: “Përshëndetje” dhe një “emoji” (👍), duke i dhënë edhe më shumë jehonë postimit. Willman tha me humor: “Betohem, nëse marr edhe një koment tjetër që dukem si Erling Haaland… Kam fituar rreth tre ose katër mijë ndjekës në Instagram vetëm sot. Vërtet, ngjashmëria më e mirë që më gjeni është një futbollist? Do të preferoja të më krahasonit sërish me Zara Larsson. Pa asnjë ofendim për Haaland-in, por unë jam thjesht një vajzë nga Charleston”.

Ndërkohë, Haaland po shkëlqen edhe në fushë, duke udhëhequr Norvegjinë drejt çerekfinales së parë në Kupën e Botës me 7 gola, ndërsa edhe modelja suedeze Julia Grop është bërë “virale” për imitimin e ecjes së tij karakteristike.
The post Haaland bëhet pjesë e trendit “viral”, videoja e sozisë së tij arrin 27 milionë shikime appeared first on Telesport.








