Haalaaaaaaaaand, Man. City sërish në avantazh. Arsenal ka më pak se 25 minuta për të shpëtuar sezonin (video)

Manchester City ka rigjetur avantazhin ndaj Arsenalit, në “finalen” e sezonit që po luhet në këto momente në “Etihad” dhe “Qytetarët” po kryesojnë 2-1.

Pas një kombinimi të bukur mes Jeremie Doku dhe Nico O’Reilly, ky i fundit asiston për Erling Haaland, norvegjezi nuk mund të gabonte nga ai pozicion që ishte dhe dërgoi topin në rrjetën e David Raya. Festë e madhe te “Qytetarët” e sidomos nga trajneri Pep Guardiola.

Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas dy golave të shpejtë për dy minuta nga të dyja skuadrat. Pas një asisti të marrë nga Matheus Nunes, ishte Rayan Cherki që tregoi gjithë klasin e tij, duke kaluar Man. City-n në avantazh në minutën e 16-të.

Në minutën e 18-të, pas një gafe të pafalashme të Gigio Donnarumma-s, ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat.

SHIKOGOLAT

The post Haalaaaaaaaaand, Man. City sërish në avantazh. Arsenal ka më pak se 25 minuta për të shpëtuar sezonin (video) appeared first on Telesport.