Guardiola largohet nga City me 20 trofe, por pas 2 miliardë eurosh të shpenzuara në merkato

Mbyllet një epokë te Manchester City. Pas 10 vitesh në stolin e “Etihad”, Pep Guardiola do t’i japë fund aventurës së tij si trajner i klubit anglez, pasi u bë njeriu që realizoi ambiciet gjigante të pronarëve, të udhëhequr nga sheiku Mansour. Katalanasi pritet të mbetet pjesë e “City Group” në rolin e super-këshilltarit.

Gjatë dekadës së tij në Manchester, Guardiola e drejtoi skuadrën drejt 20 trofeve, duke ndërtuar një nga periudhat më dominuese në historinë e futbollit anglez. Sukseset, megjithatë, u mbështetën edhe nga investime të jashtëzakonshme në merkato; mbi 2 miliardë euro të shpenzuara për afrime gjatë epokës së tij.

Sezoni i dytë i Guardiolës në krye të City, menjëherë pas vitit të vetëm pa trofe, mbetet ai me shpenzimet më të mëdha; plot 317.5 milionë euro për blerje. Në vend të dytë renditet sezoni aktual, i vetmi tjetër ku klubi kaloi kufirin e 300 milionë eurove investime.

Sa iu përket transferimeve individuale, afrimi më i kushtueshëm i epokës Guardiola ishte Jack Grealish. Anglezi u ble nga Aston Villa dhe mbetet lojtari i vetëm për të cilin City shpenzoi mbi 100 milionë euro.

Manchester City, kostoja e blerjeve për çdo sezon me Pep Guardiola
2016/17 – 216.3 milionë euro
2017/18 – 317.5 milionë
2018/19 – 78.6 milionë
2019/20 – 169.8 milionë
2020/21 – 173.4 milionë
2021/22 – 138.9 milionë
2022/23 – 155 milionë
2023/24 – 259.6 milionë
2024/25 – 243 milionë
2025/26 – 301.8 milionë

Totali = 2.0539 miliardë euro

Blerjet individuale më të shtrenjta të Manchester City në çdo sezon me Pep Guardiola
2016/17 – John Stones nga Everton për 55.6 milionë euro
2017/18 – Aymeric Laporte nga Athletic Club për 65 milionë
2018/19 – Riyad Mahrez nga Leicester City për 67.8 milionë
2019/20 – Rodri nga Atlético Madrid për 70 milionë
2020/21 – Ruben Dias nga Benfica për 71.6 milionë
2021/22 – Jack Grealish nga Aston Villa për 117.5 milionë
2022/23 – Erling Haaland nga Borussia Dortmund për 60 milionë
2023/24 – Josko Gvardiol nga RB Leipzig për 90 milionë
2024/25 – Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt për 75 milionë
2025/26 – Antoine Semenyo nga Bournemouth për 72 milionë

* Të dhëna nga Transfermarkt

 

 

 

The post Guardiola largohet nga City me 20 trofe, por pas 2 miliardë eurosh të shpenzuara në merkato appeared first on Telesport.