Fitorja dramatike e Argjentinës ndaj Egjiptit nuk solli vetëm përmbysjen spektakolare në fushë, por shkaktoi edhe rekord historik në internet. Në momentin kur “Albiceleste” shënoi golin e fitores për rezultatin 3-2, Google regjistroi numrin më të lartë të kërkimeve në sekondë në historinë e vet.
Zëvendëspresidenti i Google, Nick Fox, konfirmoi se trafiku i kërkimeve arriti kulmin absolut pikërisht në çastin kur u vendos ndeshja. Kërkimet më të shpeshta në atë moment ishin “Argjentinë – Egjipt” (tema më e kërkuar në botë), “A është Botërori i fundit i Messit?”, “Sa gola ka Messi në Kupën e Botës?”, “Argjentinë – Kolumbi”.
Edhe pse teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën si njerëzit kërkojnë informacion, futbolli dëshmoi sërish se kur shkruhet “live” historia, miliona tifozë i drejtohen Google. Tani Argjentina përgatitet për një tjetër sfidë të madhe, çerekfinalen ndaj Zvicrës.
The post Goli për 3-2 i Argjentinës theu rekordet e Google, momenti që “çmendi” internetin appeared first on Telesport.






