Gol, lot dhe revansh; ky është Botërori i Lautaros: Këtë moment e kam ëndërruar gjithë jetën

Lautaro Martinez u shndërrua në heroin e Argjentinës. I futur nga stoli, sulmuesit i mjaftuan vetëm 9 minuta për të shënuar golin vendimtar që i dha “Albiceleste” fitoren ndaj Anglisë dhe kualifikimin në finalen e Botërorit. Ndryshe nga “Katar 2022”, këtë herë protagonisti është ai.

Kapiteni i Interit, para të cilit trajneri Lionel Scaloni ka preferuar shpesh Julian Alvarez, ka rezultuar përcaktues si zëvendësues. Ai dha asist në përmbysjen ndaj Egjiptit në 1/8-at, shënoi kundër Zvicrës në çerekfinale dhe realizoi me kokë në minutën e 92-të ndaj Anglisë, pas asistit të Lionel Messit, golin që dërgoi Argjentinën në finale.

Për Lautaron, ky është edhe një revansh personal pas Botërorit 2022, kur luajti i dëmtuar në kyçin e këmbës. “Jam shumë i lumtur që e fituam atë Botëror, por nuk isha i kënaqur me mënyrën si luajta”, – kishte pranuar ai.

Pas ndeshjes, mes lotësh, deklaroi: “E kam ëndërruar gjithmonë këtë gol, që nga dita kur prindërit më blenë këpucët e para të futbollit”. Tani synon të fitojë një tjetër Kupë Bote, këtë herë si protagonist.

 

The post Gol, lot dhe revansh; ky është Botërori i Lautaros: Këtë moment e kam ëndërruar gjithë jetën appeared first on Telesport.